Page 19 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 19
VOTO Vrapçishtin
Hapat që duhet ndjekur:
· Plan strategjik financiar katërvjeçar i kryetarit të komunës konform strategjisë së
modelit zhvillimor.
· Një nga prioritetet e vetqeverisjes lokale për Lëvizjen BESA do jetë angazhimi për
kalimin e ingerencave institucionale nga disa ministri në komunat të cilat janë të
përgatitura edhe institucionalisht të bëjnë bartjen e përgjegjësive.
· Decentralizim fiskal, duke rritur pjesën e TVSH-së për komunat në 8% në 2022 dhe
pas 4 vitesh në 14% (rritje vjetore + 1.5%)
· Krijimi i komunave më autonome, duke rritur pjesën e Tatimit mbi të Ardhurat
Personale për komunat në 10% në 2022 dhe pas 4 vitesh në 22% (rritje vjetore + 3%)
· Rritja e transfereve për kulturë, shoqëri, sport, gjer në atë shkallë kur komunat do
decentralizojnë këto kompetenca nga drejtoritë dhe ministritë përkatëse.
· Inkorporimin e taksave shtesë komunale për ndotësit e ambientit.
· Tërheqje e fondeve të disponueshme nga BE.
· Transparencë dhe llogaridhënie e plotë.
Gjithë këto synime janë në drejtim të efikasitetit të realizimit të detyrave institucionale
në shërbim të qytetarëve.
www.levizjabesa.mk