Соопштенија

од: ПР

Сaудиска Арабија изрази подготвеност за економска соработка – Средба на министерот Дурмиши со заменик-гувернерот на ГАФТ.

Arabia Saudite shpreh gatishmëri për bashkëpunim ekonomik – Takim i Ministrit Durmishi me Zëvendësguvernatorin e GAFT\r\n\r\nNë kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Biznesit të mbajtur në Sarajevë, Ministri i Ekonomisë, z. Besar Durmishi, zhvilloi një takim bilateral me Shkëlqesinë e Tij, z. Abdulaziz Alsakran, Zëvendësguvernator për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Autoritetin e Përgjithshëm për Tregtinë e Jashtme të Arabisë Saudite (GAFT).\r\nTakimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. U konfirmua interesi reciprok për rritjen e shkëmbimit tregtar, i cili aktualisht qëndron në vlerën prej 44 milionë dollarësh, me synimin për ta tejkaluar këtë nivel përmes iniciativave të reja dhe investimeve strategjike.\r\nGjatë takimit, palët diskutuan për:\r\n• Organizimin e forumeve të përbashkëta të biznesit dhe vizita të ndërsjella të delegacioneve ekonomike;\r\n• Mundësitë për investime saudite në sektorë me prioritet të lartë për zhvillimin kombëtar, përfshirë agrokulturën, turizmin dhe projektet e qëndrueshme infrastrukturore;\r\n• Zhvillimin e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” në Tetovë, si një projekt emblemë për nxitjen e turizmit malor dhe zhvillimin e rajonit;\r\n• Mbështetjen për certifikimin Hallall të produkteve vendore, si një hap konkret për rritjen e eksporteve dhe diversifikimin e tregjeve të synuara.\r\nMinistri Durmishi theksoi se ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka potencial të konsiderueshëm dhe me partnerë strategjikë si Arabia Saudite, ky potencial mund të shndërrohet në projekte konkrete që sjellin zhvillim, punësim dhe prosperitet për vendin.


26