Page 17 - Programi 2017-2021
P. 17
Realizimi i programit
Duke parë se kemi një listë të gjatë të punëve që na presin,
detyrimisht shtrohet pyetja se me çfarë mjetesh financiare do të
bëhen të gjitha këto projekte. Prandaj duam të shpjegojmë se një
pjesë e tyre realizohen bukur mirë dhe lehtë vetëm me financat
me të cilat disponon komuna, natyrisht kur të ndalet korrupsioni
dhe abuzimi me financat e saj. Një pjesë tjetër do të realizohen
përmes aplikimit për grante që i jep BE-ja për zhvillimin e
komunave. Ndërkaq pjesa tjetër do të gjejë modus për realizim
përmes aplikimit edhe në institucione të tjera ndërkombëtare, që
japin donacione për zhvillim të zonave më pak të zhvilluara.
Për këtë qëllim deri tash kemi vënë kontakte me një institut
Slloven, që përgatit projekte dhe ndihmon në gjetje e
donatorëve, që jemi të sigurt se do të jetë mundësi e shkëlqyer
që të hartohen projekte dhe ato të gjejnë donatorë.
MARRËVESHJA
Ky program zgjedhor është njëherazi edhe kontratë me votuesin,
i cili gjatë këtyre katër viteve të ardhme të pushtetit tonë në
Komunë do të mund të na përcjellë se a u përmbahemi këtyre
premtimeve dhe pastaj ta vlerësojë punën tonë.
PËR NJË JETË TË RE
NË TETOVË
NE E JAPIM BESËN!
PËR NJË JETË TË RE
... në Tetovë 17