Page 13 - Programi 2017-2021
P. 13
strategjie afatgjate për zhvillimin e turizmit. Ndër çështjet më të
rëndësishme që do t’i trajtojë strategjia në fjalë do të jenë:
a. Përkujdesja për pikat kryesore turistike të qytetit: Kodrën e
Diellit, Xhaminë e Larme, Teqenë Arabati si dhe malin Sharr,
në përgjithësi.
b. Themelimin e qendrës informuese për turistë dhe vendosjen
e tabelave informuese me hartën e qytetit.
c. Zhvillimin e turizmit malor nëpërmjet përkrahjes së sektorit
civil.
9. Buxheti participativ
Buxheti participativ nënkupton inkuadrimin e komunitetit lokal në
procesin e vendimmarrjes ose në përcaktimin e prioriteteve që do të
financohen nga pushteti lokal. Duke implementuar këtë mekanizëm,
do të arrihet inkuadrimi i qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të
interesit të diskutojnë për prioritetet, të ofrojnë propozime dhe të
vendosin me anë të mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë.
Më ardhjen e L. BESA në krye të Komunës së Tetovës çdo vit do
të ndahet 3% nga buxheti i Komunës për procesin e buxhetimit
participativ. Do të hartojmë rregullore të buxhetimit participativ me
dispozita të qarta për çdo fazë të buxhetimit participativ, që nga
inicimi, vendimmarrja, e deri tek evaluimi i projekteve të realizuara
me anë të buxhetimit participativ.
Mjetet nga buxheti participativ do të ndahen si vijon:
a. Gjysma e buxhetit të ndarë në bazë të këtij parimi do
të dedikohet për projekte që do të jenë prioritet për
komunitetin, të cilat do të realizohen përmes bashkësive
urbane dhe rurale.
b. Gjysma tjetër e buxhetit do të ndahet për projekte të
shoqërisë civile të cilat janë në funksion të zhvillimit të
komunitetit.
10. Nga komuniteti për komunitetin
Komuna e Tetovës do t’i ndjekë dhe ndihmojë kompanitë që
i kushtojnë kujdes qëndrueshmërisë sociale dhe mbrojtjes
së ambientit në Komunën e Tetovës. Komuna do të inicojë
projektin “nga komuniteti për komunitetin”, me të cilin:
a. Do t’u ofrojë mbështetje financiare kompanive të cilët
tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë korporative sociale.
b. Bashkëfinancim të projekteve me kompanitë e qytetit.
PËR NJË JETË TË RE
... në Tetovë 13