Page 16 - Programi 2017-2021
P. 16

h. Riparimin e rrjetit të ndriçimit publik dhe zgjerimin e tij;

                                       i.  Sanimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve për ujitje;
                                       j.  Ndërtimin e terreneve për vendparkim në fshatrat e malësisë
                                          së Tetovës.


                                      14. Komunikacioni

                                      Njëri nga faktorët kryesorë të mirëqenies së banorëve të një
                                      qyteti është funksionimi i transportit dhe komunikacionit, në
                                      përgjithësi. Komunikacioni në Tetovë, vite me radhë, ka qenë
                                      një sfidë e vërtetë, që ka ndikuar drejtpërdrejt në ndotjen e
                                      ambientit, por edhe në dëm të gjendjes financiare të banorëve.
                                      Sektori për komunikacion në Tetovë punon në bazë të studimit
                                      paraprak të komunikacionit për qytetin, i cili është realizuar
                                      në vitin 1982 në kuadër të Planit Gjeneral Urbanistik. Prej asaj
                                      periudhe kohore e këndej është rritur numri i automjeteve dhe
                                      numri banorëve, ka ndodhur ndërtimi intensiv i objekteve, ndërsa
                                      kanë ndikuar edhe faktorët ekonomikë dhe socialë, si teknologjia
                                      e menaxhimit të komunikacionit, por dhe elemente të tjera,
                                      që kanë ndikuar në ndryshimin e sistemit të komunikacionit
                                      në qytetin e Tetovës. Aktualisht Tetova ballafaqohet me:
                                      infrastrukturë të dobët dhe me ndriçim publik joefikas, mungesë
                                      të sinjalizimit horizontal dhe vertikal, mungesë të hapësirave
                                      publike për parkim të taksive, vetura të palicencuara, etj.
                                      Me qëllim që të arrihet shkallë e lartë e lëvizjes së lirë të qytetarëve,
                                      fokusimi i administratës komunale do të jetë në krijimin e kushteve
                                      përmes linjave të transportit publik dhe parkingjeve në kate,
                                      edukimin dhe vetëdijesimin qytetar për shfrytëzimin e transportit
                                      publik dhe stimulimin e shfrytëzimit të biçikletës si mjet tepër
                                      i përshtatshëm për lëvizje në Tetovë. Realizimi i strategjisë së
                                      komunikacionit urban do të bëhet nëpërmjet:
                                       a.  Linjës Drenoc-Qendër;
                                       b. Linjës UEJL- Qendër;
                                       c.  Linjës Monopol-Qendër;

                                       d. Regjimit të veçantë të komunikacionit për furnizim të
                                          ndërmarrjeve dhe standarde të reja për punën e taksive;
                                       e.  Rregullimit të trotuareve dhe ndriçimit publik;

                                       f.  Rregullimit të sinjalizimit horizontal dhe vertikal, që
                                          nënkupton vendosje të sinjalistikës moderne;

                                       g. Ndërtimit të së paku dhjetë zonave për parkim, me së paku
                                          dy kate me sistem montimi, si dhe ndërtimit të dy garazheve
                                          shumëkatëshe.
                      PROGRAMI ZGJEDHOR 2017-2021
              16      www.levizjabesa.mk
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20