Page 14 - Programi 2017-2021
P. 14
c. Në procesin e kontraktimit për shërbime, produkte dhe
realizimin e projekteve do të kenë përparësi ato kompani të
cilat dëshmojnë se kanë realizuar projekte të përgjegjësisë
korporative sociale në Komunën e Tetovës.
d. Komuna do t’i monitorojë dhe do të punojë në ngritjen e
vetëdijes së kompanive, të cilat nuk kanë treguar gatishmëri
që një pjesë të profitit ta kthejnë te komuniteti me format e
përgjegjësisë sociale korporative.
11. Bashkëpunimi ndërinstitucional
Ky nënkupton bashkëpunimin ndërmjet institucioneve
akademike, sektorit privat, shoqërisë civile dhe pushteti lokal
në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. Tetova, si qytet i
dy universiteteve, me sektor privat dhe sektor civil aktiv, nuk
ka ofruar një platformë të qëndrueshme për shfrytëzimin e
potencialit akademik, resurseve ekonomike dhe kapitalit njerëzor
në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal dhe
cilësisë së jetesës. Prandaj ne:
a. Do të ofrojmë një kornizë institucionale për inkuadrim të
vazhdueshëm të institucioneve akademike, sektorit privat
dhe shoqërisë civile në përcaktimin e prioriteteve dhe
politikave publike në nivel lokal.
b. Do të ndërtojmë konzorciume me sektorin privat,
institucionet akademike dhe shoqërinë civile, që do të jenë
në funksion të fuqizimit të aplikimit dhe sigurimit të fondeve
nga programet IPA, si dhe në hartimin e planeve strategjike
dhe monitorimin e politikave publike lokale.
12. Urbanizmi
Qyteti i Tetovës posedon Plan Gjeneral Urbanistik që nga viti
2001, ndërsa planet detale urbanistike pothuajse mbi 60% nuk
janë të përpunuara në bazë të planit gjeneral urbanistik dhe,
madje, janë me afate të kaluara. Plani Gjeneral Urbanistik, që
është në fuqi për momentin, është në kundërshtim me realitetin
në terren. Destinimet nuk përputhen me zonat të cilat janë të
parapara si zona industriale në terren, ndërkaq funksionojnë
si zona banimi dhe janë të legalizuara si objekte në bazë të
ligjit për legalizim. Gjithashtu edhe kapaciteti infrastrukturor, si
komunikacioni, ujësjellësi, kanalizimi atmosferik dhe fekale, nuk
përshtaten me zhvillimet që ndodhin në terren.
Prioritet në sektorin e urbanizmit në administratën komunale do të
jetë revidimi i planit aktual urbanistik me një qasje më serioze ndaj
PROGRAMI ZGJEDHOR 2017-2021
14 www.levizjabesa.mk