Page 12 - Programi 2017-2021
P. 12
kushtet e tregut që i ofron Tetova, por edhe Maqedonia si shtet
dhe jo me gjatë se 3 vjet. Gjatë kësaj periudhe të gjitha shërbimet
e ofruara nga inkubatori biznesi i ka pa pagesë. Pas kësaj
periudhe, nëse biznesi dëshiron të vazhdojë të funksionoj në
hapësirat që ia ka ofruar inkubatori, do të duhet të paguajë qira
dhe të paguaj për të gjitha shërbimet që do ia ofrojë inkubatori.
Parku Teknologjik
Sa i përket idesë së përkrahjes së ideve të reja avangarde,
përmes konceptit të Parkut Teknologjik, duke e pasur parasysh
eksperiencën e UEJL-së në këtë drejtim, pasi të marrim
përgjegjësinë e menaxhimit me Komunën e Tetovës, do të
angazhohemi që të vendosim komunikim direkt me UEJL-në
dhe të bashkëpunojmë nga afër që ky park teknologjik të jetë në
funksion të zhvillimit ekonomik lokal të Tetovës. Gjithashtu do të
përkrahim edhe ide të tjera nga institucione shkencore, si dhe
kompani private në drejtim të hapjes së parqeve teknologjike.
Kushtet për shitjen e produkteve bujqësore
Aspekt tjetër me rëndësi për zhvillimin e ekonomisë familjare në
Tetovë është prodhimi i produkteve bujqësore, të cilat fatkeqësisht
deri më tani asnjë institucion nuk ua ka dhënë mbështetjen e duhur.
Për këtë qëllim ne jemi përcaktuar për ndërtimin e dy tregjeve
periferike për shitblerjen e produkteve bujqësore në dy lagjet e
skajshme të qytetit të Tetovës: Lagjja e Kazermës dhe ajo Reçicës
së Vogël. Kjo do ta lehtësojë plasmanin e produkteve të tyre për
banorët e Tetovës dhe fshatrat e vijës Reçicë-Pirok e Poroj-Jazhincë.
8. Turizmi, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik
Ndërvarësia ndërmjet parametrave të ndryshëm, si: pastërtia e
ambientit, politikat e pushtetit qendror kundrejt pushtetit lokal, pastaj
përqendrimi i interesave të pushtetit lokal në interesa personale, kanë
ndikuar në degradimin e turizmit në qytetin e Tetovës.
Administrata komunale fillimisht do të përqendrohet në
tejkalimin e barrierave ligjore me qëllim që të krijohet kornizë
e qartë për zhvillimin e turizmit. Hapi i radhës do të jetë krijimi
i klimës për investime vendore dhe të huaja, duke u bazuar
në studime fizibiliteti, me ç’rast do të tejkaloheshin të gjitha
pengesat për një zhvillim të sigurt turistik.
Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të një
oferte të gjithmbarshme turistike, përmes përpilimit të një të
PROGRAMI ZGJEDHOR 2017-2021
12 www.levizjabesa.mk