Page 3 - Programi 2017-2021
P. 3

TË ÇMUAR QYTETARË



                  TË TETOVËS TONË







                  Të nderuar tetovarë,

                  Tetova e qeverisur mirë dhe me transparencë nënkupton
                  qeverisje që qasjen në të mira publike nuk e rezervon vetëm
                  për individë me bindje të caktuara politike. Qeverisje që e
                  shndërron në prioritet kryesor cilësinë në arsimin parauniversitar.
                  Qeverisje e ndërtuar mbi objektiva strategjike që nxisin zhvillimin
                  ekonomik lokal. Qeverisje që e jetëson një mobilizim të integruar
                  të potencialeve të Tetovës, rikthimin e një fryme të një qyteti
                  kulturor dhe urban që e vlerëson kreativitetin dhe meritokracinë.
                  Ne kemi bërë një analizë të plotë të gjendjes aktuale të qeverisjes
                  nëpër të gjitha segmentet ku komuna është kompetente për
                  ofrimin e shërbimeve sipas ligjeve në fuqi. Fillimisht, mund t’ju
                  them se në të gjitha fushat ekziston hapësirë për ta përmirësuar
                  cilësinë e qeverisjes, për t’i ngritur rezultatet dhe për t’i
                  përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
                  Oferta ime për qytetarët, në parim, do të mbështetet në
                  garantimin e një qeverisjeje me zbatim të plotë të ligjit, me ekip të
                  njerëzve të dëshmuar me përvojë e suksese të larta në karrierat e
                  tyre; në depolitizimin e plotë të institucioneve që japin shërbime
                  për qytetarët; në formulimin e politikave dhe planeve investuese
                  në përputhje me qasjet strategjike zhvillimore, në vlerësimin
                  e kuadrove nëpër institucionet e komunës etj. Ne kemi bërë
                  vlerësimin e plotë të gjendjes në komunë dhe të institucioneve
                  tjera që janë nën vartësi të saj. Nisur nga ky vlerësim, ne erdhëm
                  në përfundim se në këto vitet e fundit ka një degradim tejet të
                  madh në shumë fusha. Programi ynë synon, në radhë të parë,
                  përmirësimin e ofrimit të shërbimeve në fushat ku janë vërejtur
                  dështimet. Konkretisht, duam t’i sigurojmë qytetarët se, pas marrjes
                  së mandatit tonë, secili që do të marrë shërbime në institucione,
                  në shkolla, në zyrat e shërbimeve të ndryshme administrative
                  komunale, do të përballet me një përmirësim të ndjeshëm dhe të
                  prekshëm të shërbimeve dhe kujdesit ndaj qytetarëve.
                                                                             PËR NJË JETË TË RE
                                                                                   ... në Tetovë  3
   1   2   3   4   5   6   7   8