Page 4 - Programi 2017-2021
P. 4

Përveç kësaj, ne kemi përcaktuar edhe objektivat që reflektojnë
                                      nevojat zhvillimore të Tetovës. Prioritet është ndryshimi i qasjes
                                      dhe i praktikave të administrimit në arsimin parauniversitar,
                                      më saktë rikthimi i cilësisë në shkollat e Tetovës. Këtë do ta
                                      bëjmë duke vlerësuar e respektuar kontributin dhe dinjitetin
                                      e mësimdhënësve, ofrimit të përkrahjes për ta, e në mënyrë të
                                      veçantë duke e depolitizuar përzgjedhjen e mësimdhënësve
                                      dhe stafin drejtues e administrativ të shkollave. Ne vlerësojmë se
                                      pikërisht këtu qëndron shkaku i degradimit të gjendjes në arsim.
                                      Në mandatin tim, ditarin në dorë do ta marrë ai mësimdhënës që
                                      do t[i plotësojë kushtet e kërkuara dhe që do të jetë më meritori.

                                      Ne kemi program të argumentuar. Nuk ju premtojmë atë që s’mund
                                      të realizohet, por ju ofrojmë program të bazuar në kompetencat
                                      dhe burimet financiare të qasshme për Komunën. Kemi propozuar
                                      dhe do të propozojmë masa që janë të matshme dhe konkrete.
                                      Me programin tim, me angazhimin tim, me vizionin tim dhe me
                                      ekipin tim, qytetit të Tetovës do t’i ofrojmë dy parakushte esenciale
                                      për zhvillimin e një vendi; e para, do t’ia kthejmë resurset financiare
                                      tërësisht në funksion të rritjes së zhvillimit dhe të mirëqenies dhe e
                                      dyta do t’ia kthejmë profesionistët dhe kuadrot më të mira që i ka
                                      dhe që e duan Tetovën.
                                      Ne do ta ndryshojmë në tërësi metodologjinë e planifikimit të
                                      investimeve. Deri më sot ato janë bërë duke u bazuar në nevojat
                                      elektorale, ndërsa ne planifikimin e investimeve do ta kthejmë
                                      tërësisht të bazuar në nevojat zhvillimore. Pra, investime që
                                      gjenerojnë dhe nxisin zhvillimin ekonomik, mirëqenien dhe
                                      avancimin e shërbimeve. Jam pasionant i garës demokratike
                                      dhe konkurrencës së vlerave. Kuptimi thelbësor i demokracisë
                                      është përplasja e ideve dhe jo konfrontimi ndërmjet njerëzve. Pra,
                                      unë jam në anën e kundërt të atyre problemeve me të cilat janë
                                      përballur qytetarët, si fenomeni i korrupsionit, politizimi i plotë i
                                      arsimit etj. Për shkak të kësaj gjendje alarmante, unë do ta kem
                                      prioritet arsimin dhe nuk ka rrugë tjetër për ta rikthyer cilësinë
                                      në arsim, përveç depolitizimit dhe instalimit të profesionalizmit.
                                      Konkretisht do t’ju garantoj transparencë të plotë në procesin e
                                      përzgjedhjes së kuadrove arsimore, ku përveç stafit profesional
                                      të shkollave, brenda kornizave ligjore do të inkuadrojmë edhe
                                      aktorë të jashtëm.



                                                                                          I juaji,
                                                                                   Bilall Kasami








                      PROGRAMI ZGJEDHOR 2017-2021
               4      www.levizjabesa.mk
   1   2   3   4   5   6   7   8   9