Page 6 - Programi 2017-2021
P. 6

Ky vizion duhet të bazohet në disa elemente themelore:

                                       a. Vlerësimi dhe interaksion me kapitalin njerëzor
                                       b. Stimulimi i banorëve dhe popullatës

                                       c. Involvimi i banorëve
                                       d. Komunikimi i hapur
                                       e. Transparenca dhe hapja e institucioneve ndaj banorëve

                                       f.  Mbështetja për komunitetin
                                       g. Inovacioni



                                      Një shoqëri vibrante, popullatë e shëndoshë dhe produktive,
                                      që do të jetë bartëse e zhvillimit ekonomik dhe kapitali më i
                                      rëndësishëm i qytetit, është zgjidhja e problemeve të Tetovës.
                                      Është detyrë e pushtetit lokal që të krijojë kushte për të gjitha
                                      këto. Në të njëjtën kohë, rehabilitimi dhe ngritja e institucioneve
                                      komunale për shërbim efikas dhe mbrojtje të interesave të
                                      qytetarëve duhet të jetë detyra primare, andaj dhe aty ku
                                      pushteti qendror dështon, pushteti lokal duhet të intervenojë.



                                      2.  ÇKA ËSHTË SMART CITY DHE SA MUND TETOVA
                                         TË PËRFITOJË NGA KY KONCEPT?
                                      Smart City ose Qytet i Mençur është koncept relativisht i ri, që u
                                      shfaq dy dekadat e fundit dhe, si i tillë, po merr përmasa më të
                                      gjëra. Në kohën kur sipas OKB-së gjysma e popullatës botërore
                                      jeton në qytete dhe 75% e popullatës në Evropë tashmë jeton
                                      nëpër qytete, ky koncept është duke u bërë dita-ditës më shumë
                                      nevojë sesa një luks.
                                      Gjashtë komponentet e Qytetit të Mençur, të cilat do të jenë
                                      udhërrëfyes i përkushtimit të  Lëvizja Besa gjatë periudhës që do
                                      të menaxhoj me qytetin e Tetovës janë:

                                       a.  Ekonomi e mençur (Smart Economy)
                                       b. Njerëz të mençur (Smart People)
                                       c.  Udhëheqësi e mençur (Smart Governance)

                                       d. Mobilitet i mençur (Smart Mobility)
                                       e.  Ambient i mençur (Smart Environment)
                                       f.  Jetë e mençur (Smart living)




                      PROGRAMI ZGJEDHOR 2017-2021
               6      www.levizjabesa.mk
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11