Page 7 - Programi 2017-2021
P. 7
Është më se e qartë se kapitali njerëzor do të jetë kyç për Qytetin
e Mençur dhe në kombinim me Teknologjinë Informative dhe
Kompjuterike (TIK) dhe resurset e tjera është e mundur të
vendosen themele të shëndosha për një qytet bashkëkohor
evropian për gjeneratat që vijnë.
14 RE PËR TETOVËN
ZOTIMET E LËVIZJES BESA PËR NJË JETË TË
1. Arsimi
Dinamika e qytetit të Tetovës i dedikohet arsimit. Shkollat fillore
dhe të mesme përbëjnë ambientet më të veçanta për të gjithë
ne, ndërkaq universitetet janë shpresa jonë kolektive. Aktualisht,
institucionet arsimore nga udhëheqësitë e mëhershme kanë
trashëguar vështirësi të natyrës teknike, të cilat janë edhe
pengesa për arritje të cilësisë. Përcaktimet tona janë: depolitizimi
i institucioneve, arritja e kushteve optimale në shkolla dhe
fokusimi në rritjen e cilësisë nëpërmjet aktiviteteve konkrete.
Të gjithë ne e vërejmë se, në mungesë të motivimit dhe
mundësive, edhe ndër arsimtarët dhe profesorët më të
dëshmuar është shfaqur një dozë e humbjes së elanit për punë.
Por, me krijimin e një klime të mundësive për punonjësit aktivë
në procesin arsimor, përkrahjes së tyre në projekte të caktuara
dhe këmbimit të përvojave me institucione nga jashtë, Tetovën
mund ta shndërrojmë në një shembull model për arritje në
procesin arsimor.
Në sferën e arsimit në Tetovë, nevoja të patjetërsueshme janë:
a. Ndërtimi i shkollës në lagjen e Reçicës.
b. Ndërtimi i shkollës në fshatin Sellcë.
c. Ndërtimi i një çerdheje të re.
d. Renovimi i objekteve ekzistuese shkollore në gjithë qytetin.
e. Furnizimi i shkollave me mjetet e nevojshme për zhvillimin e
procesit mësimor.
PËR NJË JETË TË RE
... në Tetovë 7