Page 8 - Programi 2017-2021
P. 8

2. Kultura

                                      Në qytetin e dy universiteteve me studentë gati nga gjithë viset
                                      shqiptare deri tani ka sunduar një situatë e djerrë në kulturë dhe
                                      aktivitete kulturore. Me politikën e deritanishme, me premtimet
                                      boshe dhe aktivitetet e natyrës së shundit dhe kiçit, kultura e
                                      begatshme tetovare është bastarduar edhe më shumë.

                                      Angazhimi i administratës së re komunale do të jetë në ndërtimin
                                      e bazës së shëndoshë kulturore, duke vënë standarde të larta
                                      kulturore me përkrahjen e artistëve të dëshmuar. Rëndësi të
                                      veçantë do t’i kushtohet edukimit kulturor të gjeneratave të
                                      reja, nëpërmjet kultivimit të sensit artistik. Edukimi artistik është
                                      krucial për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë dhe me
                                      potencial kreativ.
                                      Për t’ia rikthyer Tetovës imazhin e saj duhet bërë:

                                       a.  Ndërtimi i Kullës së Sahatit.
                                       b. Ndërtimi i Urës së Kazazëve.
                                       c.  Restaurimi i Kalasë së qytetit.
                                       d. Ndërtimi i një teatri të hapur për performansa artistike.



                                      3. Rinia dhe sporti
                                      Përkundër kushteve natyrore të jashtëzakonshme për zhvillimin
                                      e sporteve alternative (si skijim, alpinizëm, marshim, çiklizëm
                                      malor, etj.), Tetova ka ngecur në të gjitha sportet, kjo si pasojë e
                                      politikave diskriminuese dhe mosgatishmërisë për ndërveprim të
                                      koordinuar me organizatat rinore dhe sportive.
                                      Fatkeqësisht, sot i riu tetovar dhe familja tetovare nuk ka
                                      ASNJË alternativë për aktivitet sportiv. Mungojnë terrene
                                      sportive, pishina, shtigje për vrapim dhe çiklizëm, guida për
                                      alpinizëm, klube shahu etj. Andaj, krahas përkrahjes së ideve
                                      alternative dhe inovative për zhvillimin e sportit në Tetovë, do
                                      të angazhohemi për:
                                       a.  Ndërtimin e pishinës së mbyllur për nevojat e shkollave fillore
                                          dhe të mesme.
                                       b. Përkrahje të trajnerëve dhe sportistëve për pjesëmarrje në
                                          gara.
                                       c.  Ndërtimin e fushave sportive multifunksionale për fshatrat e
                                          malësisë së Sharrit.
                                       d. Themelimin e një qendre rinore.
                                       e.  Shndërrimin e Banjës së Tetovës në një qendër rekreative-
                                          sportive.
                      PROGRAMI ZGJEDHOR 2017-2021
               8      www.levizjabesa.mk
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13