Page 21 - Programa SARAJ.cdr
P. 21
VOTO Sarajin
qarkullim të madh të turistëve dhe qytetarëve të ndryshëm;
· Kërkesë dhe bashkpunim me Qytetin e Shkupit që në qendër të Sarajit të
sigurohet objekt për zjarfikës dhe automjete kundër shuarjes së zjareve;
· Për sigurinë qytetare, parashohim bashkpunim dhe kërkesë ndaj
Hekurudhave të Maqedonisë- Infrastrukturës për vendosjen e shenjave sinjalizuese
dhe bllokuese (rampave) në të gjitha vendkalimet hekurudhore ku gravitojnë
qytetarët e Sarajit me automjete.
Komunë ekologjike – Mjedis i pastër
Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm përnjë jetë cilësore të
të gjithë banorëve të Sarajit.
Si rezultat i keqmenaxhimit Komuna e Sarajit ka problem elementar me
grumbullimin, bartjen dhe sistemimin e mbeturinave. Kjo ka mundësuar formimin e
mini deponive të egra gjithë andej në territorin e Sarajit. Lëvizja BESAdo të
angazhohet për një sistem ekologjik të suksesshëm me një program dhe strategji
afatgjate për zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës dhe të
mjedisit.
www.levizjabesa.mk