Page 19 - Programa SARAJ.cdr
P. 19

VOTO                                                     Sarajin


    ·      Asfaltimin  e  rrugëve  dhe  rrugicave  që  kanë  ngelur  të  pa  filluara  dhe
    papërfunduara;
    ·      Ndriçimin e rrugëve dhe rrugicave;
    ·      Rregullimi i sinjalizimit horizontal dhe vertikal që nënkupton vendosje të
    sinjalistikës moderne dhe në veçanti pranë objekteve shkollore dhe hapsirave ku
    qarkullimi i qytetarëve është më i madh;
    ·      Mbjelljen e ndrunjëve dhe fidaneve dhe gjelbrimin e hapsirave të caktuara
    që do ti japin Sarajit pamje natyrore dhe relaksuese.

    Gjatë mandatit tonë katër vjeçar do ndërtojmë dhe:
    ·      Unazën në hyrje të Sarajit- Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe lëvizjes
    së qytetarëve e cila lidh Sarajin me kryeqendrën dhe disa fshatra përreth. Ndërtimi i
    kësaj unaze do të lehtësoj edhe qarkullimin e rrugës që lidh Shkupin me qytetin e
    Tetovës;
    ·      Rregullimi i shtratit të lumit Vardar dhe Treska;
    ·      Rritja e cilësisë dhe linjave për transport publik- Në bashkpunim me Qytetin
    e  Shkupit  dhe  Ndërmarjen  Qarkulluese  Publike  (JSP)  do  sigurojmë  transport  të
    rregullt për të gjithë vendbanimet e Komunës së Sarajit dhe transport të rregullt për
    nxënëesit e shkollave fillore dhe të mesme. Në bashkpunim me Qytetin e Shkupit,
    planifikojmë investim në të gjitha pikat ndaluese të autobusëve që gravitojnë nëpër
    komunën e Sarajit dhe fshatrat përeth, që të kemi stacione me kushte solide në
    kuptimin e vendosjes së ulseve dhe objekteve mbuluese që do jenë në shërbim të
    udhëtarëve gjatë kushteve të ndryshme atmosferike.

         www.levizjabesa.mk
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24