Page 16 - Programa SARAJ.cdr
P. 16
VOTO Sarajin
· Saraji ka nevojë për institucione dhe punonjës të fokusuar në zhvillimin
ekonomik
o të komunës dhe në shërbim ndaj qytetarit;
· Mirëqeverisja vjen përmes transparencës. Lëvizja BESA beson në
transparencë të plotë të të gjitha veprimeve të qeverisjes vendore;
· Do veprojmë me transparencën duke siguruar që çdo veprim i
administratës të jetë i verifikueshëm online nga qytetarët;
· Administrimi i fondeve publike është obligim moral dhe ligjor, ata zyrtarë që
nuk do të veprojnë sipas rregullave etike të transparencës do të mbajnë përgjegjësi
ligjore;
· Qytetarët do të jenë qendra e fokusit të politikbërjes komunale;
· REFERENDUMI - do të jetë një mekanizëm parësor ku qytetari do të vendos
për çështjet më të rëndësishme të komunës.
Qeverisje efikase, komunë funskionale dhe ndërmarje në shërbim të
qytetarëve
Administrata komunale është reflektim i qëllimeve dhe politikave
zhvillimore. Menaxhimi i suksesshëm i një komune është i ndërlidhur me cilësinë e
administratës komunale.
Një administratë jofunksionale është pengesë për investimet produktive.
Lëvizja BESA do të bëjë reforma të thella në administratën dhe ndërmarrjet
komunale të keqmenaxhuara, nëpërmjet një Administrate efektive dhe efiksae e cila
do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të promovoj mbrojtjen e interesit publik
www.levizjabesa.mk