Page 10 - Programa Tearce.cdr
P. 10

VOTO                                                     Tearcën




                                                OBJEKTIVAT SPECIFIKE STRATEGJIKE


                                                -  Komunë e udhëhequr nga qytetari dhe nga llogaridhënia

                                                    Parimi  bazë  i  vetëqeverisjes  lokale  është  komuna  e  udhëhequr  nga
                                             qytetarët.  Duke  u  nisur  nga  ky  parim,  Lëvizja  BESA  ofron  një  model  të  ri  të
                                             udhëheqjes së qytetarit, ku roli i tij, pavarësisht nga organet e zgjedhura, në asnjë

                                             çast nuk do ta humbasë funksionin vetëqeverisës.
                                                    Lëvizja BESA, do ta avancojë këtë kompleks të drejtash në raport me njësitë
                                             e vetëqeverisjes lokale, duke krijuar pozitë të fuqishme vendimmarrëse të qytetarit.

                                             Në këtë vijë, vëmë në dukje se institucioni i referendumit do të jetë një mekanizëm
                                             parësor ku qytetari do të vendosë për çështjet më të rëndësishme të komunës.

                                                    Vendimarrja ekskluzive nga organet e zgjedhura, si kryetari i komunës apo
                                             këshillat komunale, në të kaluarën kanë treguar se në shumë raste interesi i qytetarit
                                             është shpërfillur, duke u mbrojtur interesa partiake, grupore, ekonomike apo edhe të

                                             natyrave të tjera. Pikërisht për këtë, vlerësojmë se fuqizimi i rolit të qytetarit në
                                             raport me organet e vetëqeverisjes lokale, e sidomos roli i tij vendimmarrës do të
                                             paraqesë një ngritje jo vetëm të efikasitetit të funksionimit të vetëqeverisjes lokale,
                                             por edhe ngritje dhe avancim të demokracisë qytetare.

                                                                                                www.levizjabesa.mk
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15