Page 13 - Programa Tearce.cdr
P. 13
VOTO Tearcën
QEVERISJE EFIKASE
Për të pasur një komunë efikase, qytetarët si taksapagues kërkojnë që të
shërbehen në mënyrë shumë më efikase. Administrata komunale, në shumë komuna
është voluminoze, mirëpo për shkak të një organizimi të dobët brenda saj, ka sektorë
të cilët janë të mbi ngarkuar me staf të të punësuarve, ndërsa ka shumë sektorë të
cilët kanë mungesa të theksuara të personelit adekuat.
Duke u nisur nga kjo nevojë, Lëvizja BESA zotohet se në çdo komunë ku do
udhëheqë qoftë me kryetarë komune apo ku do jetë pjesë e shumicës së Këshillit
Komunal do të kërkojë riorganizimin e administratës komunale, duke e shfrytëzuar
maksimalisht kapacitetin aktual në përfshirjen e të gjitha sferave, duke u
mundësuar kështu qytetarëve shërbim profesional, të shpejtë, adekuat dhe efikas,
me ç'rast do të përshpejtohen punët administrative dhe numri i lëndëve që presin
për t'u realizuar me muaj apo me vite të tëra, do marrin epilog duke u shërbyer
qytetarëve si taksapagues prej të cilëve edhe paguhen të punësuarit e
administratës publike.
Poashtu në çdo pikë administrative ku kontakti i qytetarëve me të
punësuarit administrativ është i drejtpërdrejtë, do të instalohen paisje të
teknologjisë informative ku qytetari mund të paraqesë në formë direkte
www.levizjabesa.mk