Page 12 - Programa Tearce.cdr
P. 12
VOTO Tearcën
vetëqeverisjes lokale të udhëhequra nga Lëvizja BESA do të krijojmë mekanizma të
tjerë, të cilët do ta avancojnë qasjen e qytetarit në veprimtarinë e vetëqeverisjes
lokale – komunës. Në këtë drejtim do të krijohen njësi të veçanta, të cilat detyrën
bazë do të kenë informimin permanent të qytetarit.
Në çdo komunë të udhëhequr nga Lëvizja BESA, rrjedhimisht edhe në
drejtoritë apo në organet dhe në institucionet e tjera, do të funksionojë njësia e
komunikimit të drejtpërdrejtë, e cila do t'i informojë apo udhëzojë qytetarët në
mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me interesimin apo me shqetësimin e tyre. Çdo
shpenzim i mjeteve publike, qoftë nga kryetari apo nga çdo udhëheqës në organet
dhe në institucionet e vetëqeverisjes lokale, do të bëhet publik dhe çdo qytetar do të
ketë qasje të drejtpërdrejtë në të.
Qytetari ka të drejtë të jetë i informuar se si dhe ku harxhohen paratë e
qytetarëve. Një herë në javë çdo kryetar komune i Lëvizjes BESA do të ketë ditë të
hapur me qytetarët, ku do t'i dëgjojë nga afër shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.
Në këtë mënyrë do të tentojmë të krijojmë lidhje të vazhdueshme të qytetarëve dhe
të organeve të vetëqeverisjes lokale.
www.levizjabesa.mk