Page 14 - Programa Tearce.cdr
P. 14

VOTO                                                     Tearcën




                                             parregullsinë, padrejtësinë eventuale apo edhe korrupsionin potencial.
                                                    Lëvizja BESA do të ofrojë administratë profesionale, të depolitizuar dhe me
                                             tolerancë “zero” ndaj krimit dhe korrupsionit.



                                                    ARSIMI CILËSOR DHE ZHVILLIMI I JETËS KULTURORE
                                                    Lëvizja BESA do të angazhohet për arsim cilësor dhe të pavarur. Duke u nisur
                                             nga fakti se në periudhën e fundit, të gjitha treguesit pasqyrojnë regres në drejtim të

                                             arsimit  të  pavarur  dhe  cilësor,  do  të  angazhohemi  për  pavarësi  të  plotë  të
                                             institucioneve të arsimit të mesëm dhe fillor. Një gjë e tillë është parakusht për
                                             arsim kualitativ. Lëvizja BESA do të angazhohet për instalimin e praktikave pozitive
                                             nga shtetet e BE-së, duke ofruar asistencën e organeve të vetëqeverisjes lokale për

                                             realizimin e saj. Funksionimi i mirëfilltë i organeve të shkollave si në përzgjedhjen e
                                             udhëheqësisë së shkollave, të stafit mësimor por edhe në zbatimin e praktikave
                                             arsimore, do të jetë një prioritet bazë, me të cilin do të lehtësohet pavarësimi i plotë i
                                             institucioneve arsimore. Lëvizja BESA do të angazhohet për depolitizimin e plotë të

                                             arsimit dhe përjashtimin e çdo lloji të ndikimit të jashtëm në institucionet arsimore.
                                                    Jeta kulturore e qytetarëve të komunës paraqet një objektiv të rëndësishëm
                                             të  Lëvizjes  BESA.  Institucionet  kulturore  si  teatrot,  bibliotekat,  të  punësuarit  e

                                                                                                www.levizjabesa.mk
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19