Page 11 - Programa Tearce.cdr
P. 11
VOTO Tearcën
Konform kuadrit ligjor dhe kodeve etike, llogaridhënia ndaj qytetarit do të
paraqesë një segment dallues të kryetarëve dhe këshilltarëve të Lëvizjes BESA, në
raport me partitë e tjera. Përveç obligimeve ligjore, kryetarët dhe këshilltarët e
Lëvizjes BESA, në komunat ku do të udhëheqin do të instalojnë format të ri të
llogaridhënies, me anë të së cilit do të kultivohet një mënyrë e re e komunikimit me
qytetarin. Instalimi i këtij formati, do t'u mundësojë qytetarëve llogaridhënie
permanente, duke i mbajtur ato në rrjedhë me çdo veprimtari të komunës. Theks të
veçantë në këtë drejtim do të ketë llogaridhënia për premtimet parazgjedhore nga
kryetarët dhe nga këshilltarët e Lëvizjes BESA.
KOMUNË TRANSPARENTE
Transparenca në vetëqeverisjen lokale, si një segment bazë i demokracisë
bashkëkohore, gjen një vend të rëndësishëm në idetë e qeverisjes së Lëvizjes BESA
për qeverisjen lokale 2021-2025.
Duke u nisur nga fakti se shumica e komunave deri më tani, stagnojnë në
këtë drejtim, do të ofrojmë një model efikas të transparencës, i cili do të bazohet në
qeverisje të hapur, komunikim të drejtpërdrejtë dhe komunikim në kohë me
qytetarin. Krahas departamenteve për informim, në kuadër të organeve të
www.levizjabesa.mk