Page 26 - Programa Tearce.cdr
P. 26
VOTO Tearcën
PROJEKTET KONKRETE
Punët konkrete të cilat planifikohen të kryhen në komunën e Tearcës:
Administrata komunale do të jetë në shërbim të qytetarëve, do të jetë
profesionale dhe plotësisht e depolitizuar! Ndërtimi i sistemeve të furnizimit me ujë
për ujë të pijshëm për fshatrat në të gjithë komunën e Tearcës! Rindërtimi dhe
modernizimi i infrastrukturës rrugore lokale do të jetë priotitet mbi prioritetet.
· Asfaltimi dhe ndërtimi i trotuarit në rrugën Dobrosht – Nerasht;
· Bekatonizimi i rrugës së fushës (udha e gjatë) deri tek rruga e re e
asfaltuar në Nerasht;
· Bekatonizimi i rrugës për në fshatin Nerasht – Odër;
· Rregullimi i rrugës që lidh fshatin Nerasht me fshatin Bjellovishtë;
· Në bashkpunim me EVN-në, mundësia e përmirësimit dhe e përforcimit të
infrastrukturës së rrymës në fshatin Nerasht;
· Asfaltimi i rrugës afër varrezave deri te rruga e asfaltuar si dhe rruga që
nxjer deri te kafenetë në qendër të fshatit – Neproshten;
· Bekatonizimi i rrugës prej qendre deri te “padinat” dhe deri te varrezat –
Neproshten;
· Rregullimi i dy rrugicave në fshatin Odër;
www.levizjabesa.mk