Page 25 - Programa Tearce.cdr
P. 25
VOTO Tearcën
AGRO-TURIZMI DHE TURIZMI RURAL
Një nga potencialet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të komunave
është edhe zhvillimi i turizmit alternativ.
Në kuadër të programeve zhvillimore të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë
dhe Ekonomisë së Ujërave, do të krijojmë zona të veçanta duke u mundësuar edhe
investitorëve potencial por edhe banorëve lokal që të zhvillojnë qendra rekreative
turistike, ku do të promovohet agro-turizmi, turizmi rural si dhe turizmi malor.
Këto kapacitete që pothuajse nuk janë aspak të shfrytëzuara aktualisht, ne
do të angazhohemi që t'i vendosim në shërbim të çdokujt që dëshiron të realizojë
idenë kreative biznesore dhe jemi të bindur që të njëjtat do të gjenerojnë të ardhura
të mjaftueshme për të krijuar vende të reja të punës dhe ajo që është më e
rëndësishme mbajtjen e të rinjve në vendlindje.
Komunat poashtu do të mund të krijojnë lehtësime shtesë për projektet e
turizmit si në zgjidhjet efikase urbanistike, në lejet e ndryshme, apo edhe në
subvencionimin përmes granteve të pakthyeshme.
www.levizjabesa.mk