Page 23 - Programa Tearce.cdr
P. 23
VOTO Tearcën
DECENTRALIZIMI INSTITUCIONAL
Një numër i konsiderueshëm i shërbimeve administrative tashmë kryhen në
hapsirat e komunave aktuale e sidomos në qendrat urbane. Një nga prioritetet e
vetëqeverisjes me Lëvizjen BESA, do të jetë angazhimi për delegimin e ingerencave
institucionale nga disa ministri në komunat të cilat janë të përgatitura edhe
institucionalisht të bëjnë bartjen e përgjegjësive.
Duke qenë të angazhuar edhe në kuadër të Qeverisë për decentralizim më të
madh si institucional por edhe fiskal, në koordinim të plotë më Qeverinë, do të
angazhohemi që në këtë katër vjeçar të barten kompetencat e disa ministrive dhe
institucioneve të tjera qendrore. Plani katërvjeçar parashikon bartjen e njësive
rajonale nga menaxhimi qendror në atë lokal të ministrive që kanë njësi rajonale
ekzistuese, të drejtorive dhe të agjencive të ndryshme. Të gjitha këto synime janë në
orientuara në drejtim të efikasitetit të realizimit të detyrave institucionale në
shërbim të qytetarëve.
www.levizjabesa.mk