Page 24 - Programa Tearce.cdr
P. 24

VOTO                                                     Tearcën




                                                   URBANIZËM MODEL
                                                    Një  nga  pikat  më  të  ndjeshme  të  çdo  komune  është  edhe  sektori  i
                                            urbanizmit. Në shumicën e komunave, keqmenaxhimi i këtij sektori ka sjellë në

                                            krijimin e kaosit urbanistik, ndërtimeve pa rend, krijimin e të ashtuquajturave grupe
                                            urbane e shumë probleme të tjera që nga viti në vit kanë vështirësuar jetën e
                                            qytetarëve duke ndikuar në prishjen e imazhit të shumë komunave e sidomos të

                                            atyre urbane.
                                                    Ne, angazhohemi për ta lënë këtë sektor në duar të profesionistëve, të atyre
                                            që me vite kanë dëshmuar se kanë ide dhe vizion për t'i parë komunat tona sa më të
                                            bukura dhe sa më të rregulluara në aspektin e urbanizmit.
                                                    Do të krijojmë hapësira jashtë pjesëve të populluara, për të lejuar ndërtime

                                            të komplekseve banesore apo edhe të qendrave afariste, por duke lejuar hapësira të
                                            mjaftueshme për të frymuar lirshëm, por edhe duke respektuar që çdo ndërtim së
                                            paku 1/3 e hapsirës së vet ta ketë me pjesë të gjelbëruar dhe me zona rekreacioni si

                                            për fëmijët, për pensionistët apo edhe për ata që kohën e lirë duan të kalojnë në
                                            hapësira të zgjeruara dhe të gjelberta.
                                                    Nuk do të lejohen më ndërtimet pa leje dhe e gjithë politika urbane do të
                                            fokusohet në zgjerimin e zonave urbane dhe jo duke i ngulfatur zonat ekzistuese.

                                                                                                www.levizjabesa.mk
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29