Page 21 - Programa Tearce.cdr
P. 21

VOTO                                                    Tearcën






           KOMUNË EKOLOGJIKE – MJEDIS I PASTËR
           Shumica e komunave e kanë problem elementar grumbullimin, bartjen dhe

    sistemimin e mbeturinave në vende të specializuara. Kjo ka sjellë në formimin e
    shumë deponive 'të egra' si në mjediset urbane ashtu edhe në ato rurale. Ndryshimet
    klimatike dhe kujdesi ndaj ambientit jetësor, në dekadën e fundit po dëshmohet si
    një segment mbi të cilin duhet të krijohen strategji afatgjate. Duke u nisur nga këto

    fakte Lëvizja BESA do të angazhohet për komuna të pastra, për eliminim të plotë të
    deponive  të  'egra'  si  dhe  për  sanksionime  të  mëdha  për  ata  të  cilët  i  hedhin
    mbeturinat pa kontroll.
           Do të ofrojmë mundësinë e partneritetit privato-publik duke i bashkuar

    komunat në aspekt rajonal për të mundësuar investitorët potencial të ndërtojnë
    qendra për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave, me çka do të mundësojmë
    eliminimin e plotë të deponive të 'egra' si dhe mirëmbajtjen e parqeve me modelet e
    komunave të zhvilluara si në qendrat më të mëdha evropiane.


           Sanksionime financiare  dhe  përgjegjësi  ligjore  do  të  shqiptohen  për  të
    gjithë ata që do të tentojnë të ndotin ambientin jetësor.



         www.levizjabesa.mk
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26