Page 14 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 14
VOTO Vrapçishtin
· Mirëqeverisja vjen përmes transparencës. Lëvizja BESA beson në rritjen e
transparencës të të gjitha veprimeve të qeverisjes vendore.
· Për Lëvizjen BESA qytetarët do të jenë qendra e fokusit të politikbërjes.
· Institucioni REFERENDUM - do të jetë një mekanizëm parësor ku qytetari do të
vendos për çështjet më të rëndësishme të komunës.
QEVERISJE EFIKASE,
NDËRMARRJE RENTABILE NË SHËRBIM TË QYTETARËVE
Administrata komunale është reflektim i qëllimeve dhe politikave zhvillimore.
Menaxhimi i suksesshëm i një komune është i ndërlidhur me cilësinë e administratës
komunale.
Një administratë jofunksionale është pengesë për investimet produktive. Lëvizja BESA
do të bëjë reforma të thella në administratë dhe ndërmarrjet komunale të keqmenaxhuara,
duke bartur vlerat e BE nëpërmjet një Administrate të Mirë e cila do të jetë në shërbim të
qytetarëve dhe do të promovoj mbrojtjen e interesit publik duke respektuar të drejtat dhe
interesat e qytetarëve. Futja e inovacioneve të teknologjisë dhe adaptimi i administratës
komunale me trendet botërore do të jetë prioritet i Lëvzjes BESA.
Si do ta bëjmë?
· Riorganizim të admnistratës komunale. Lëvizja BESA do të ofrojë: administratë
profesionale dhe efikase, llogaridhënëse dhe transparente e depolitizuar dhe me
www.levizjabesa.mk