Page 5 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 5

VOTO                                                    Vrapçishtin



        KONCEPTI I QEVERISJES LOKALE

        Zhvillimi i shëndosh dhe i suksesshëm i një vendi bazohet në mënyrën e qeverisjes si në
    nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendrorë. Keqmenaxhimi i komunës ka bërë që çdo qytetarë
    në njërën, apo tjetrën mënyrë ta ketë përjetuar diskriminimin, ose mungesën e shërbimeve
    publike, funksionimin e duhur të institucioneve arsimore dhe kulturore, padrejtësitë dhe
    vështirësitë gjatë punësimit, shërbime burokratike në hapjen e një biznesi privat, apo të
    ngjashme.
        Lëvizja BESA synon krijimin e komunave funksionale, me një menaxhim të modeleve të
    BE-së,  bazuara  në  transparencë  dhe  llogaridhënie.  Qytetari  do  të  ketë  të  drejtën  e
    bashkëqeverisjes me organet komunale dhe ne do të angazhohemi në ngritjen e vetëdijes,
    që qytetari të lyp llogari prej funksionarëve të Komunës.
    I.   Parimet bazë të qeverisjes sonë me Komunën:
    ·   Rend dhe zbatim të ligjit

    ·   Menaxhim efektiv
    ·   Transparencë në vendimmarrje
    ·   Dialog dhe partneritet me qytetarët
    ·   Përgjegjshmëri dhe transparencë në shpenzimin e fondeve publike dhe disponim të
    burimeve publike
    ·   Përgjegjësia për të drejtat, sigurinë dhe prosperitetin e banorëve të komunës



         www.levizjabesa.mk
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10