Page 9 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 9
VOTO Vrapçishtin
ZHVILLIMI EKONOMIK LOKAL
Komunat tona sot janë në udhëkryq. Është koha për një filozofi të re komunale, të denj
për qytetarët. Komunat tona kanë nevojë për një model të progresit shoqëror që siguron një
ekuilibër të ri politik, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe në shërbim të qytetarëve pa
dallime.
Ne do ta “rindërtojmë” modelin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien ekonomike
përmes investimeve kapitale dhe investimeve të huaja, projekteve lokale, iniciativës
ndërmarrëse, zhvillimit të agrobiznesit, agroturizmit dhe turizmit rekreativ e kulturor,
lehtësira fiskale dhe administrative duke synuar t'a ulim papunësinë, sidomos për të rinjtë.
Komuna jonë e udhëhequr nga Lëvizja Besa do të garantojë sigurinë e investimeve dhe
mirëqenien e banorëve të saj, ku do të balancohen interesat e grupeve dhe shtresave të
ndryshme sociale, duke u bazuar në tre fushat e ndërlidhura të ekonomisë, shoqërisë dhe
mjedisit.
Lëvizje BESA ka për objektiv zhvillimin e qëndrueshëm lokal, si mundësi e barabartë
shoqëror në një mjedis jetësor ekologjik në drejtim të realizimit të objektivave ekonomike.
Ekonominë e komunës sonë nga ekonomi konsumi do t'a transformojmë në ekonomi
prodhimi duke gjeneruar vende të reja pune.
www.levizjabesa.mk
Si do ta bëjmë?