Page 8 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 8
VOTO Vrapçishtin
drejtorëve nëpër shkolla do të bëhet sipas kritereve profesionale dhe morale.
· Do t'i nxisim dhe stimulojmë nxënësit e dalluar nëpërmjet bursave komunale.
KULTURA , PJESË E PANDASHME E JETËS SONË
Jeta kulturore dhe artistike është një objektiv i rëndësishëm për Lëvizjen BESA. Prandaj,
Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete do t'i përkrah teatrot, bibliotekat, punëtorët e
kulturës, shoqëritë kulturore dhe artistike. Do të kemi kujdes dhe përkushtim të veçantë për
trashëgiminë kulturore dhe historike, si dhe potencialin e turizmit kulturor. Si në fushën e
arsimit, ashtu edhe në kulturë do të inicojmë bashkëpunim me institucionet simotra në
rajon, me qëllim të këmbimit të praktikave dhe përvojave të mira.
Si do ta bëjmë?
· Ndërgjegjësimin e të të rinjve për vlerat historike dhe trashëgiminë kulturore.
· Mbështetje për hulumtim në fushën e artit, kulturës, kreativitetit dhe rolit të
kulturës në kohezionin social.
· Mbështetje financiare për Shoqëritë Kulturore Artistike në rritjen e potencialit të
tyre për përformanca.
www.levizjabesa.mk