Page 10 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 10
VOTO Vrapçishtin
· Plan strategjik 4 vjeçare për zhvillimin ekonomik lokal.
· Krijimin e parakushteve për tërheqjen e investitorëve nga vendi dhe nga jashtë.
· Mbështetje infrastrukturore, standardizimin dhe lehtësimin e procedurave
administrative.
· Lehtësimin e tatimeve dhe taksave lokale.
· Zhvillimin e zonave ekonomike të cilat do t'i absorbojnë produktet bujqësore.
· Do të krijojmë ndërmarrje komunale rentabile dhe investime publike.
· Duke tërhequr më shumë investime të huaja direkte.
TURIZMI, SHTYLLA KRYESORE E ZHVILLIMIT EKONOMIK
Një nga potencialet më të mëdha të zhvillimit ekonomik të komunës së Vrapçishtit
është edhe zhvillimi i turizmit malor.
Do të nxitim zhvillimin e turizmit malor nëpërmjet përmirësimit të kushteve
infrastrukturore dhe stimulimin e qytetarëve për ndërtimin e bujtinave. Gjithnjë e më tepër
po dëshmohet se turizmi është një burim i rëndësishëm i gjenerimit të të ardhurave dhe
krijimit të vendevetë punës në shumë ekonomi.
Turizmi në vete ndërlidh një numër të madh industrish dhe shërbimesh, duke përfshirë
dimensione sociale, kulturore dhe mjedisore përtej zhvillimit fizik dhe marketingut. Komuna
jonë është e pozicionuar strategjikisht për t'i përmbushur pritjet gjithnjë në rritje për
zhvillimin e turizmit veror e dimëror, turizmit kulturor dhe agroturizmit.
www.levizjabesa.mk