Page 7 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 7
VOTO Vrapçishtin
ARSIM CILËSOR, MUNDËSI E BARABARTË PËR TË GJITHË
Meqë arsimi konsiderohet bërthama e zhvillimit të shoqërisë, Lëvizja BESA do të
angazhohet për pavarësi të plotë të institucioneve të arsimit të mesëm dhe fillor duke pasur
prioritet rritjen e cilësisë. Një gjë e tillë është parakusht për arsim kualitativ, prandaj Lëvizja
BESA do të angazhohet për instalimin e praktikave pozitive të BE-së.
Si do ta bëjmë?
· Do të përgatisim nxënës që do të jenë të dobishëm në planin personal dhe
shoqëror.
· Do të ndërtojmë politika ku mësuesia të bëhet profesion me prestigj, të ardhurat e
mësuesit të jenë më të larta.
· Shkolla të sigurta - d.m.th në afërsi të shkollave të mos kemi kazino, të mos kemi
bastore, të mos kemi numër të madh të lokaleve ku buçet muzika, oborri i shkollës
të ketë siguri maksimale që nënkupton se për nevoja elementare nxënësitë nuk
duhet të largohen nga shkolla dhe oborri, por të sigurohet menzë, dyqan etj.
· Të gjithë shkollat do të pajisen me smart teknologji: tabela elektronike për çdo
klasë, projektor për çdo klasë, leximore dhe libra artistik e shkencor.
Ÿ · Rrestaurimin e stadiumeve dhe terreneve argëtuese në kuadër të shkollave.
Ÿ · Furnizimi i kabineteve shkencore, kulturore dhe artistike me mjetet e nevojshme.
· Përzgjedhja e edukatoreve në çerdhen e fëmijëve, mësuesëve, profesorëve dhe
www.levizjabesa.mk