Zëdhënës

Lulzime Ameti

Zëdhënëse e Lëvizjes BESA

Biografia

E lindur më 23 shtator 1991 në Përshëfcë, komuna e Tearcës. Në vitin 2013 përfundoi studimet deri diplomike në drejtimin Shkencat e Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Përvojën e punës e filloi menjëherë pas përfundimit të studimeve në vitin 2013 si gazetare dhe prezantuese e lajmeve në Televizionin Koha në Tetovë.
E përkushtuar për informimin e saktë dhe në kohë të qytetarëve në vitin 2016 i bashkangjitet televizionit nacional Art Channel.
Nga viti 2018 punoi në Televizionin Klan Macedonia, duke vazhduar me përkushtim në fushën e gazetarisë, moderimit të lajmeve dhe si autore e emisionit të mëngjesit deri në vitin 2021.
Në vitin 2022 filloi studimet pasuniversitare për Komunikim Masiv dhe Gazetari në Universitetin AAB në Prishtinë.
Nga tetori i vitit 2023 është zëdhënëse e partisë Lëvizja BESA.

Informacione për kontakt: Telefoni: +389 (0) 71 215 604

26