Kryetare
Dega rajonale Strugë
Dega rajonale Tetovë
Adresa
Rr. 146 nr. 55
1200 Tetovë, Maqedonia e Veriut
Kontakt
Tel: 071634433
Email: [email protected]
Edukimi
E lindur më 19.11.1989 në Tetovë, RMV.
Kreu studimet univerzitare ne univerzitetin e Tetovës, ku u diplomua në vitin 2018
ne stomatologji dhe morri titullin Doktor i Stomatologjisë.
EKSPERIENCA E PUNËS
E punësuar si asistente stomatologu ne klinikën dentare “PROTETIKA AG”, Tetovë
(2010-2018)
E punësuar si Drejtoreshë në Agjencinë për Akreditimin e institucioneve shëndetsore.
(2021-2022)
E punësuar si stomatologe ne klinikën dentare “Viva Dent” në Tetovë.(2022-2023)
E punësuar si profesoreshë ne shkollën e mesme te mjekesisë në Tetovë.(2024)
E punesuar si Anëtare e Parlamentit në Asamblejën e RMV. (2024- )
AFTËSITË GJUHËSORE
Gjuha shqipe - amtare.
Rrjedhshëm flet gjuhën maqedone dhe angleze.
Posedon njohuri solide ne gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe spanjolle.
AFTËSITE KOMPJUTERIKE
Njohuri të avancuara ne Microsoft Office Word, Excel, Power Point.
Dega rajonale Gostivar
Dega rajonale Kërçovë
E lindur me datë 25.12.1977, në Kërçovë .
Arsimin fillor e kreu në shkollën fillore "Liria" të fshatit Sërbicë.
Shkollën e mesme në SHMK “Mirko Mileski” Kërçovë. Nga viti 1996 deri më 2002 studioi
dhe u diplomua si mjeke e përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë "Nënë Tereza" në
Tiranë.
Në tetor të vitit 2004 u punësua si mjeke në Spitalin e Përgjithshëm në
Kërçovë. Nga viti 2007 vazhdoi të punojë si mjeke amë pranë ambulantës IPSh
“GETOARI”-Kërçovë.
Me hapjen e paraleleve të mjekësisë pranë SHMK “Drita” në
Kërçove, punoi për katër vite si mësimdhënëse në paralelet e mjekësisë.
Nga viti 2012 e deri me vitin 2017 ndoqi specilizimin për sëmundje te fëmijëve
(pediatri) në
Klinikën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, ku dhe mori titullin specialiste
pediatre. Vazhdoi të punojë si pediatre nga viti 2018 e deri sot në ambulantën IPSH
“Getoari” Kërçovë.
Nga nëntori 2021 e këndej është edhe këshilltare pranë Komunës së
Kërçovës. Është anëtare e Shoqatës Pediatrike të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe
Shqipërisë.
Ka ndjekur kongrese, simpoziume si dhe takime të ndryshme të fushës së
shëndetësise në degë të pediatrisë, gjinekologjisë, sëmundjeve të brendshme,
endokrinologjisë e kështu me radhë.
Është e trajnuar nëpërmjet edukimeve te
vazhduara për shëndetësi familjare. Aktualisht ndjek edhe kursin per ekografi
abdominale te fëmijët. Ka ndjekur seminare të ndryshme për të drejtat e grave në
rajon, si dhe për barazite gjinore.
Ka realizuar aktivitete të ndryshme në dobi të
qytetarëve me tema shëndetësore si: diabeti, obeziteti, kanceri i gjjirit e kështu
me radhë, si dhe emisione televizive me tema të ndryshme për sëmundjet e fëmijëve.
Flet gjuhën shqipe si gjuhë amtare, flet rrjedhshëm gjuhën maqedonase, njohëse
mesatare e gjuhës angleze si dhe fillestare e gjuhës gjermane.