Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
E-mail : [email protected]
Adresa : Ilindenska no.335
Telefoni : +389 44 356 137
Faks : +389 44 356 000
Gjuhët që i njeh
Shqipe
Maqedone
Angleze
Gjermani
Ka lindur në Kërçovë më 14 janar 1973, me vendbanim të përkohshëm në Komunën
Petrovec të Shkupit.
Ka diplomuar në Fakultetin filozofik në Universitetin e Tetovës, ku u pajis me
profesionin profesor i diplomuar i historisë.
Përvoja e tij e punës filloi në vitin 2005, si drejtues i pompës së benzinës “Golden
oil” në Kërçovë, pas çka në vitin 2007
bëhet kryetar i Lëvizjes “NDRYSHE”, si dhe anëtar i Këshillit drejtues të SHA
“MEPSO”.
Në vitin 2011, Limani bëhet zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe anëtar i Këshillit
drejtues të SHA “EMV”, ku kalon dhjetë vite.
Limani ishte kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës në vitin 2021,
përderisa në vitin 2022 u bë nënkryetar i Lëvizjes BESA.
Në vitin 2024 merr mandatin për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së
Veriut nga radhët e Lëvizjes BESA.
Në biografinë e bashkangjitur në Kuvend qëndron se gjuha amtare e Limanit është
gjuha shqipe, përderisa njeh gjuhën maqedone, angleze dhe gjermane.
Siç është cekur, ai posedon shkathtësi kompjuterike në “Microsoft Office - Word”,
“Excel”, “Power Point”, “Internet Explorer”, “Windows”, “Outlook Express” dhe të
tjera.
SHKOLLIMI
Blerim Sejdiu është i lindur më 4 shtator të viti 1985 në Tetovë. Shkollën fillore e
ka mbaruar në Shkollën Fillore ‘’Pashko Vasa’’ në fshatin Grupçin, ndërsa shkollën e
mesme në Gjimnazin ‘’Kiril Pejçinovip’’ në Tetovë. Ka diplomuar në Fakultetin
Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Studimet postdiplomike
ia ka përfunduar në Fakultetin Juridik në Universitetin FON në Shkup me çka edhe e
ka marrë titullin magjistër i shkencave juridike.
KARRIERA
Blerim Sejdiu si një jurist i suksesshëm ka kryer detyra të rëndësishme me sukses
dhe ndershmëri. Ka qenë Sekretar i përgjithshëm i KF Shkëndija në periudhën më të
lavdishme të këtij klubi, nga viti 2008 deri në vitin 2011. Nga viti 2010 deri në
vitin 2016 ka qenë shef i Departamentit për çështje juridike të Universitetit
Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.