Tetovë, MKV
Shkup, MKV
Bilall Kasami u lind më 31 korrik të vitit 1975 në Tetovë.
Në vitin 2000 mbaroi studimet për ekonomi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në
Shkup.
Nga viti 2000 deri në vitin 2004 ka punuar në Drejtorinë e doganave të Maqedonisë së
Veriut.
Në po të njëjtin universitet, në vitin 2011, mbaroi me sukses edhe studimet e
doktoraturës duke fituar titullin doktor i shkencave ekonomike.
Në periudhën 2005-2006 ka ushtruar postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e
Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut nga ku, pas përfundimit të mandatit në vitin 2006, u
kthye përsëri në vendin e punës në Drejtorinë e doganave, ku qëndroi deri në vitin 2008.
Nga viti 2009 deri në vitin 2014 ishte profesor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.
Nga viti 2014 përkohësisht tërhiqet nga jeta akademike për t`iu përkushtuar politikës.
Karrierës akademike iu rikthye në vitin 2017 si profesor në disa universitete të
Republikës së Kosovës, ku vazhdon të jetë i angazhuar si profesor i rregullt në
Universitetin Dardania.
Më 22 nëntor të vitit 2014, me themelimin e Lëvizjes BESA , u zgjodh si kryetar i parë i
saj, post të cilin e ushtron edhe sot e kësaj dite.
Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2016 u zgjodh deputet i Kuvendit të
Maqedonisë së Veriut, post të cilin e ushtroi deri në vitin 2017.
Në vitin 2017 u tërhoq nga posti i deputetit që të kandidojë për kryetar të Komunës së
Tetovës.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut të vitit 2020 u zgjodh deputet në
Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 sërisht u kandidua për kryetar të Komunës së
Tetovës nga rradhët e Lëvizjes BESA, ku pas raundit të dytë zgjedhor, të mbajtur më 31
tetor 2021, u zgjodh nga qytetarët e Tetovës për ushtrues të postit të Kryetarit të
Komunës së Tetovës.
Bilall Kasami është i martuar dhe ka tre fëmijë.