Këshilli mbikëqyrës qendror i Lëvizjes BESA është organ më i lartë i cili bën
kontrollimin dhe vlerësimin e akteve juridike si dhe përputhjen respektivisht
mbikëqyrjen e akteve dhe vendimeve me statutin dhe mënyrën e shpenzimeve dhe raporteve
financiare të organeve qendrore të Lëvizjes BESA.
Këshilli mbikëqyrës qendror mban mbledhje sipas nevojës, së paku 2 (dy) herë gjatë
vitit.
Këshilli mbikëqyrës qendror i Lëvizjes BESA përbëhet prej 5 (pesë) anëtarëve dhe nga
radhët e veta në mbledhjen e parë të saj zgjedh kryetar.
Anëtarët e këshillit mbikëqyrës qendror i zgjedh kongresi i Lëvizjes, me mandat 4
vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
Këshilli mbikëqyrës për punën e vet i raporton kongresit dhe kuvendit qendror.
Këshilli mbikëqyrës qendror për punën e vet do të përpilon rregullore.