Page 11 - Programi 2017-2021
P. 11

7. Zhvillimi ekonomik lokal

                  Lëvizja Besa një përkujdesje të veçantë do t’i kushtojë edhe
                  zhvillimit ekonomik lokal. Edhe përkundër faktit se Maqedonia
                  nuk e përmbylli me sukses procesin e decentralizimit, që t’ju
                  mundësojë komunave mjete nga burime të brendshme për
                  zhvillim ekonomik lokal. Këto të fundit duhet të gjejnë alternativa
                  të qëndrueshme për përkrahjen e ideve të reja të biznesit. Lëvizja
                  BESA angazhohet që qendrën për zhvillim ekonomik lokal që
                  funksionon në kuadër të komunës së Tetovës ta vendosë në
                  funksion të përkrahjes konkrete të ideve afariste të qytetarëve,
                  veçanërisht në shërbim të këtyre ideve që vijnë nga mërgimtarët
                  tanë. Zhvillimi ekonomik lokal do të bazohet në konceptin e
                  inkubatorëve të biznesit, parqeve teknologjike, si dhe krijimin e
                  kushteve për shitjen e produkteve bujqësore.


                  Inkubatorët e biznesit

                  Në kuadër të qendrës për zhvillim ekonomik lokal do të
                  themelojmë një njësi të veçantë e cila do të angazhohet enkas
                  për zhvillimin e idesë së biznes-inkubacionit. Kjo zyrë do të jetë
                  e detyruar që në një afat kohor sa më të shkurtër t’i përgatisë
                  të gjithë dokumentacionet për nevojat e biznesit të ri që do të
                  themelohet. Gjithashtu kjo zyrë do të ofrojë një bashkëpunim
                  të afërt me kompanitë vendore dhe me dy universitetet që
                  funksionojë në territorin e Komunës së Tetovës, UT-në dhe UEJL-në.
                  Inkubatori i biznesit do ta ketë për detyrim që t’i përkrahë
                  investitorët e interesuar në drejtim të tejkalimit të të gjitha
                  procedurave burokratike sa i përket regjistrimit të kompanisë dhe
                  funksionimit të saj.
                  Përgjegjësi e investitorit do të jetë që me asistencë të ekspertëve
                  të inkubatorit të përgatitë plan biznesi, i cili duhet të ketë
                  arsyeshmëri ekonomike dhe t’i plotësojë parakushtet që
                  kërkohen për funksionim në kuadër të inkubatorit. Pas evaluimit
                  dhe vlerësimit si të qëndrueshëm në aspektin ekonomik,
                  inkubatori merr përgjegjësinë e mëtutjeshme të përkrahjes së
                  biznesit në këtë drejtim:
                     egjistrimin e kompanisë
                      R
                     xjerrjen e të gjitha lejeve dhe licencave të nevojshme
                      N
                      O
                     frimin e shërbimeve të kontabilitetit
                      O
                     frimin e shërbimeve juridike
                     frimin e shërbimeve promovuese të biznesit.
                      O
                  Përkrahja do të jetë në një periudhë kohore të mjaftueshme për
                  biznesin, që ai të mund të jetë i suksesshëm, të funksionojë në
                                                                             PËR NJË JETË TË RE
                                                                                   ... në Tetovë  11
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16