Page 9 - Programi 2017-2021
P. 9
4. Shëndeti urban dhe përkujdesja sociale
Si pasojë e ndotjes disavjeçare shëndeti i tetovarëve në
përgjithësi është rënduar, ndërkaq abortet spontane dhe
sëmundjet karidovaskulare arrijnë shifra alarmante. Element tjetër
që lidhet me ndotjen është edhe lindja e fëmijëve me nevoja të
veçanta. Po të analizojmë më thellë, fitohet bindja se helmimi
i banorëve të Tetovës është një proces sistematik, që krahas
kostos për shëndetin e një populli ka edhe impakt financiar, duke
rrënuar edhe buxhetin e familjes tetovare.
Udhëheqësia lokale ka për detyrë të përkujdeset për mirëqenien
dhe shëndetin e banorëve të saj dhe aty ky pushteti qendror
dështon, pushteti lokal duhet të intervenojë. Kjo filozofi e
përmbajtjes së komuniteteve dhe banorëve kërkon angazhim
të pushtetit lokal në përmbajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së
banorëve si kapitali më i madh i komunës.
Kjo qasje kërkon politika dhe veprime përtej shëndetit publik,
duke futur konceptin e njohur si shëndeti urban. “Shëndeti urban”
është gjithëpërfshirës, ku i kushtohet rëndësi jo vetëm shëndetit
si i tillë, por edhe kujdesit ndaj mekanizmave që luajnë rol në
mbrojtjen e mirëqenies së individit dhe familjes në përgjithësi.
a. Ekip i pavarur (me ndihmën e institucioneve: spitali,
universiteti, OJQ-të), i cili do ta vlerësojë shkallën e
rrezikshmërisë për cenimin e shëndetit urban.
b. Ndërtimi i një strategjie preventive për shëndetin mental dhe fizik.
c. Përforcimi i kapaciteteve profesionale për shëndet urban.
d. Ndërtimi i parqeve dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
e. Themelimi i qendrës për fëmijë me nevoja të veçanta.
f. Stimulimi i qendrave artizanale për nënat në nevojë.
g. Kuzhina popullore për skamnorët.
5. Ambienti i shëndoshë jetësor
Problemi i viteve të fundit në Tetovë dhe rrethinë me ndotjen
e ambientit ka ndikuar që sot para tetovarëve të dalim me një
premtim: ta mbrojmë TË DREJTËN E FRYMËMARRJES. Tetova rrëzë
Sharrit, Tetova e vogël e Shkumbinit, është mëkat të jetë qyteti më
i ndotur në Evropë. Bindja jonë është se me disa masa të vogla
Tetova bëhet qyteti më i pastër në regjion. Fatmirësisht si askund
tjetër në Maqedoni, nga sektori civil është ndërtuar një bazë e mirë
për mbrojtje të ambientit. Por, kyçja e universiteteve, studentëve,
nxënësve dhe njerëzve të vullnetit të mirë në këto masa, mund ta
bëjnë Tetovën një qytet me kushte ideale për të jetuar.
PËR NJË JETË TË RE
... në Tetovë 9