Page 20 - Programa Bogovine.cdr
P. 20

VOTO                                               për Bogovinën




                                                ·   Themelimin e Ligës Komunale për klubet e sportit të shkollave të Komunës
                                                    sipas modelit Amerikan.
                                                  Për  një  stil  më  të  mirë  jetese  dhe  për  për  një  jetë  më  të  kulturuar  e  të
                                                    shëndetshme, larg stresit e veseve të këqija, merruni me sport!


                                                Urbanizëm model
                                                Një  nga  pikat  më  të  ndjeshme  në  komunën  e  Bogovinës  është  sektori  i
                                            urbanizmit.
                                                Keqmenaxhimi i këtij sektori në këtë komunë ka sjellë në një kaos të vërtetë
                                             urbanistik  –  si  në  ndërtim  të  objekteve,  infrastrukturë  rrugore,  kaos  në
                                             komuunikacion,  infrastrukturë  komunale    (ujësjellës,  kanalizim  fekal,  kanalizim
                                             atmosferik, etj) me të cilat vështirësohet jeta e qytetarëve duke e rritur nivelin e
                                             stresit dhe duke e dëmtuar shëndetin mental.
                                                    Planet urbanistke si dhe aktet tjera normative për ndërtim në komunën e
                                             Bogovinës gati të gjitha kanë afate të skaduara.


                                                Si do t'i zgjidhim problemet?
                                                ·   Do të nxisim iniciativa për përpilimin dhë miratimin e Planeve Urbanistike,
                                            Planet  Detale  Urbanistike,  Aktet  Normative  si  dhe  Planet  Urbanistike  jashtë
                                            vendbanimeve, për vendbanimet që janë pjesë e komunës së Bogovinës, sipas ligjeve
                                            dhe standardeve egzistuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me intencë që në
                                            planet e lartëpërmendura të parashihen sa më shumë hapsira të gjelbërta.

                                                                                                www.levizjabesa.mk
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25