Page 21 - Programa Bogovine.cdr
P. 21
VOTO për Bogovinën
· -Me marjen e pushtetit lokal do të zvogëlojmë numrin e objekteve të
ndërtimeve pa leje, duke bërë mbikqyrje nga ana e inspektoratit adekuat.
· Gjithe politika urbane do fokusohet në zgjerimin e zonave urbane dhe jo
ngulfatjen e zonave ekzistuese.
· Infrasruktura rrugore – me marjen e mandatit do të angazhohemi në
përmisimin e infrastrukturës rrugore të të gjithë kategorive: rrugët që lidhin fshat
me fshat si dhe rrugët dhe rrugicat nëpër vet vendbanimet. Me këtë rast do të
theksojmë pregaditjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrugës prej
mbikalimit në fshatin Kamjan mbi Autostradën “Tetovë-Gostivar” në drejtim të fshatit
Pallçisht dhe pikën pagesore në Tetovë, e gjith kjo me qëllim që qytetarët e komunës
se Bogovinës e sidomos të fshatit Sellarcë e Poshtme të kenë mundësi të lidhen me
qytetin e Tetovës pa bë pagesën rrugore. Gjithashtu, rëndësi të veçantë do ti
kushtojmë hapjes dhe përshtatjes për lëvizje me mjete motorike të rrugëve
kryesore nëpër tokat bujqësore në kuadër të Komunës së Bogovinës si dhe hapjes
dhe mirëmbajtjes së vijave për vaditjen e tokave bujqësore.
· Mirëmbajtja e trotuareve dhe ndriçimit publik si dhe zgjerimi i tyre në të
ardhmen në vendbanimet ku nuk egziston. Ndriçimi publik dhe rregullimin e
trotuareve: Do të sigurojmë fonde nëpërmjet buxhetit të komunës dhe eko
projekteve të BE ku çdo shtyllë e ndriçimit publik të ketë panele solare – gjë që do të
sjell efikasitet në ndriçimin e komunës dhe kosto të ulët ekonomike.
· Rregullimi i sinjalizimit horizontal dhe vertikal nëpër rrugët komunale.
· Përpilimi i dokumentacionit teknik si dhe ndërtimin e tregut të gjelbërt
komunal.
www.levizjabesa.mk