Page 19 - Programa Bogovine.cdr
P. 19
VOTO për Bogovinën
Lëvizja BESA do t'i inkurajoj dhe përkrah të rinjtë nëpërmjet projekteve të
veçanta, si në shkolla ashtu edhe në familje, sepse sporti është i rëndësishëm në
jetën sociale dhe në shëndetin tonë, ndikon në reduktimin e stresit dhe depresionit,
ul mbipeshën e të rinjve, zhvillon trupin, ndikon në rritjen e intelegjencës dhe
rezultateve më të mira në shkollë.
Por, mbi të gjitha sporti i ndihmon fëmijët që të zhvillojnë zakone, të cilat do të
zgjasin përjetësisht, e nxit karakterin garues dhe sportive. Prandaj, Lëvizja BESA do
të angazhohet për një jetesë sportive dhe të shëndetshme që në shkollat fillore.
Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete do të angazhohet për:
· Mundësi të barabarta për të gjithë organizatat rinore dhe sportive pa dallim.
· Komuna në koordinim me bizneset lokale do të mbështes dhe financoj klube
të të gjitha lëmive sportive.
· Funksionalizimin dhe shtimin e terreneve sportive.
· Ndërtimin e një Qendre për Rini dhe Sport.
· Mbështetje dhe përkrahje financiare për trajnerët dhe sportistët në rritjen
e potencialit të tyre.
· Forcimin e akademisë sportive në nivel komunal dhe angazhimin e
profesionistëve në këtë lëmi me qëllim që nëpërmjet projekteve konkrete të
thithim sa më shumë fonde nga organizata sportive kombëtare dhe
ndërkombëtare.
www.levizjabesa.mk