Page 4 - Programa Bogovine.cdr
P. 4
VOTO për Bogovinën
I. Vizioni
Lëvizja BESA në këto zgjedhje lokale paraqitet me parime të pandryshueshme,
objektiva strategjike dhe objektiva specifike me qëllim të një qeverisje efikase.
Përmirësimi i jetës së qytetarit, infrastrukturë të rregulluar, mjedis të pastër, ofrim
të shërbimeve publike cilësore, modernizim përmes digjitalizimit etj, janë disa nga
elementet e vizionit tonë qeverisës. Lëvizja BESA synon krijimin e komunave
funksionale, të menaxhuara sipas modeleve të BE-së me transparencë dhe
llogaridhënie. Qytetari ka të drejtë të bashkëqeverisë, të dij dhe të kërkoj llogari për
funksionimin e Komunës.
II. Parimet bazë të qeverisjes:
· Rend dhe zbatim të ligjit.
· Menaxhim efektiv.
· Transparencë në vendimmarrje.
· Dialog dhe partneritet me qytetarët.
· Përgjegjshmëri dhe transparecë në shpenzimin e fondeve publike dhe
disponimin e burimeve publike.
· Përgjegjësi për të drejtat, sigurinë dhe prosperitetin e banorëve të
komunës.
www.levizjabesa.mk