Page 9 - Programa Bogovine.cdr
P. 9
VOTO për Bogovinën
· Teknologjitë informative - Poashtu në çdo pikë administrative ku kontakti i
qytetarëve dhe punënjësit administrativ është i drejtpërdrejtë do instalohen paisje
të teknologjisë informative ku qytetari mund të paraqesë në formë direkte
parregullsinë, padrejtësinë eventuale apo edhe korrupsionin potencial.
· Administratë profesionale – Fatmir Sabriu bashkë me ekipin do ofrojë
administratë profesionale, të depolitizuar dhe me tolerancë zero ndaj krimit dhe
korrupsionit.
· Strukturim të ndërmarrjes komunale publike dhe reprogramim të
detyrimeve të qytetarëve ndaj ndërmarrjes publike.
· Zero tolerancë për të punësuarit fiktiv.
· Shpërblim të punonjësve meritor dhe menaxhment profesional.
Komunë dighitale
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë imponon edhe ndryshimet dhe adaptimin e
administratës me trendet botërore.
Një nga zotimet e para tona është se do dixhitalizojmë çdo shërbim për
qytetarët. Përmes kësaj mënyre do eleminohen pritjet e mëdha të qytetarëve nëpër
sportelet e administratës komunale si dhe nxjerjen e këtyre dokumenteve me “NJË
CLICK”.
www.levizjabesa.mk