Page 8 - Programa Bogovine.cdr
P. 8

VOTO                                               për Bogovinën




                                                ·   Raporte mujore financiare - Çdo shpenzim i mjeteve publike, qoftë nga
                                             kryetari apo çdo udhëheqës në organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale, do
                                             të bëhet publik dhe çdo qytetar do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në të. Qytetari ka të
                                             drejtë të jetë i informuar se si dhe ku harxhohen paratë e qytetarëve.
                                                ·   Dita e hapur në komunë - Një herë në javë kryetari komunës së Bogovinës do
                                             të ketë ditë të hapur me qytetarët, ku do të dëgjoj nga afër shqetësimet dhe nevojat
                                             e qytetarëve.

                                                Qeverisje efikase


                                                Për  të  patur  një  komunë  efikase,  qytetarët  si  taksapagues  kërkojnë  që  të
                                             shërbehen në mënyrë shumë efikase. Administrata komunale në shumë komuna
                                             është voluminoze mirëpo për shkak të një organizimi të dobët brenda saj ka sektorë
                                             të cilët janë të mbi ngarkuar me staf punonjës ndërsa ka sektorë që kanë mungesa
                                             të theksuara të personelit adekuar. Duke u nisur nga kjo nevojë Fatmir Sabriu nga
                                             Lëvizja BESA zotohet se do të implementon efikasitet.
                                                Si do ta bëjmë?
                                                ·   Reorganizimin e admnistratës komunale – duke shfrytëzuar maksimalisht
                                             kapacitetin aktual në përfshirjen   e të gjitha sferave duke i mundësuar kështu
                                             qytetarëve shërbim profesional, të shpejtë, adekuat dhe efikas me çrast punët
                                             administrative do përshpejtohen dhe numri i lëndëve që presin për realizim me muaj
                                             apo vite do marrin epilog duke i shërbyer qytetarëve si taksapagues prej të cilëve
                                             edhe paguhen punonjësit e administratës publike
                                                                                                www.levizjabesa.mk
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13