Page 5 - Programa Bogovine.cdr
P. 5
VOTO për Bogovinën
III. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE
· Krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe me perspektivë, për të jetuar me të
ardhura të mira, infrastrukturë të rregulluar dhe mjedis të pastër.
· Inkurajimin e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe stimulimi i interesave për
investime.
· Ofrimin e shërbimeve publike të përballueshme dhe cilësore.
· Zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe potencialit turistik.
· Partneritet me qytetarët, duke ofruar mundësi për të marrë pjesë në
vendimmarrje.
IV. OBJEKTIVAT SPECIFIKE STRATEGJIKE
Komunë e udhëhequr nga qytetari dhe llogaridhënja
Parimi bazë i vetëqeverisjes lokale është komuna e udhëhequr nga qytetarët.
Duke u nisur nga ky parim, Lëvizja BESA ofron një model të ri të udhëheqjes së
qytetarit, ku rroli i tij, pavarësisht nga organet e zgjedhura, në asnjë moment nuk do
të humb funksionin vetëqeverisës. Lëvizja BESA do të avancoj këtë kompleks të
drejtash në raport me njësitë e vetëqeverisjes lokale, duke krijuar pozitë të
fuqishme vendimmarrëse të qytetarit.
www.levizjabesa.mk