Page 7 - Programa Bogovine.cdr
P. 7

VOTO                                               për Bogovinën




        Komunë transparente

        Transparenca  në  vetëqeverisjen  lokale,  si  një  segment  bazë  i  demokracisë
    bashkëkohore, gjen një vend të rëndësishëm në idetë e qeverisjes së Lëvizjes BESA
    për qeverisjen lokale 2021-2025. Duke u nisur nga fakti se shumica e komunave deri
    më tani, stagnojnë në këtë drejtim, do të ofrojmë një modeli efikas të transparencës,
    i  cili  do  të  bazohet  në  qeverisje  të  hapur,  komunikim  të  drejtpërdrejtë  dhe
    komunikim në kohë me qytetarin.


        Si do ta bëjmë?
        ·   Sisteme digjitale për informim – Krahas departamenteve për informim, në
    kuadër të organeve të vetëqeverisjes lokale të udhëhequra nga Lëvizja BESA do të
    krijojmë  mekanizma  të  tjerë,  të  cilat  do  të  avancojnë  qasjen  e  qytetarit  në
    veprimtarinë e vetëqeverisjes lokale – komunës. Në këtë drejtim do të krijohen njësi
    të veçanta të cilat detyrë bazë do të kenë informimin permanent të qytetarit.
        ·   Komunikimi i drejtpërdrejtë – administratorët të caktuar në cdo sektor në
    orar të caktuar ditor do të përgjigjen për çdo dilemë apo pyetje rreth nevojave të
    qytetarëve. Në këtë mënyrë do të tentojmë të krijojmë lidhje të vazhdueshme të
    qytetarëve dhe organeve të vetëqeverisjes lokale.







         www.levizjabesa.mk
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12