Page 6 - Programa Bogovine.cdr
P. 6
VOTO për Bogovinën
Si do ta bëjmë?
· Referendumi – një mekanizëm parësor ku qytetari do të vendos për çështjet
më të rëndësishme të komunës.
· Fuqizimi i rolit të qytetarit – Ne vlerësojmë se fuqizimi i rolit të qytetarit në
raport me organet e vetëqeverisjes lokale, e sidomos roli i tij vendimmarrës
do të paraqes një ngritje jo vetëm të efikasitetit të funksionimit të
vetëqeverisjes lokale, por edhe ngritje dhe avancim të demokracisë
qytetare.
· Llogaridhënie ndaj qytetarit - Përveç obligimeve ligjore, kryetarët dhe
këshilltarët e Lëvizjes BESA, në komunat ku do të udhëheqin do të instalojnë
format të ri të llogaridhënjes, me anë të të cilit do të kultivohet një mënyrë e
re komunikimit me qytetarin. Instalimi i këtij formati, do tu mundësoj
qytetarëve llogaridhënje permanente, duke i mbajtur ato në rrjedhë me çdo
veprimtari në Komunë. Theks të veçant në këtë drejtim do të ket
llogaridhënja për premtimet parazgjedhore nga kryetarët dhe këshilltarët e
Lëvizjes BESA.
www.levizjabesa.mk