Page 13 - Programa SARAJ.cdr
P. 13

VOTO                                                     Sarajin



           Rinia dhe sporti
           Zhvillimi i teknologjisë dhe mungesa e aktiviteteve jashtë shkollore, si dhe
    mungesa e infrastrukturës sportive, janë arsyet kryesore pse të rinjtë janë shumë
    pak të përfshirë në aktivitete sportive.
           Meqë kjo mungesë e aktiviteteve fizike, ndikon drejtë për drejtë në zhvillimin
    psiqik  dhe  fizik  të  fëmijëve  tanë,  Lëvizja  BESA  do  ndërmarrë  hapa  konkret  për
    përkrahje më të madhe të sportit.Mendja e shëndosh në trup të shëndosh.
           Lëvizja BESA do t'i inkurajoj dhe përkrah të rinjtë nëpërmjet projekteve të
    veçanta, si në shkolla ashtu edhe në familje, sepse sporti është i rëndësishëm në
    jetën sociale dhe në shëndetin tonë, ndikon në reduktimin e stresit dhe depresionit,
    ndikon në rritjen e intelegjencës dhe rezultateve më të mira në shkollë.
           Por, mbi të gjitha sporti i ndihmon fëmijët që të zhvillojnë zakone, të cilat do
    të zgjasin përjetësisht, e nxit karakterin garues dhe sportiv. Prandaj, Lëvizja BESA do
    të angazhohet për një jetesë sportive dhe të shëndetshme që në shkollat fillore.


    Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete do të angazhohet për:
    -Rifunksionalizimi i Qendrës rekreativo - sportive Saraj
    · Parku i Sarajit momentalishtë vetëm mirmbahet, fatkeqësishtë deri më tani nuk ka
    pasur asnjë investim në zhvillimin e parkut të Sarajit. Në mandatin tonë parku nuk do
    jetë vend vetëm i shëtitjes por edhe i organizimit dhe lojave oficiale në kuadër të
    ligave profesionale të cilat ekzistojnë në R. e Maqedonisë së Veriut. Planifikojmë këtë
    qendër ta kthej në vend të vërtetë sportiv i cila do të shfrytëzohet nga të gjitha klubet
    sportive;

         www.levizjabesa.mk
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18