Page 15 - Programa SARAJ.cdr
P. 15
VOTO Sarajin
ambulancë shëndetësore dhe shërbime primare mjeksore. Edhe përskaj premtimit
tetë vjeçar nga qeverisja aktuale e komunës për përfundimin e POLIKLINIKËS në
Saraj, sot e njëjta është ende e papërfunduar dhe nuk i plotëson kapacitetet as të
reparteve dhe as kapacitetin e numrit të banorëve që ka komuna e Sarajit. Prandaj
që në vitin e parë të qeverisjes ne do vendosim në funksion POLIKLINIKËN e Sarajit
dhe për çdo vendbanim do sigurojmë shërbime primare mjeksore dhe atë në dy
turne, me qëllim të lehtësimit të kushteve medicinale për banorët e komunës tonë.
Në kuadër të POLIKLINIKËS, pë së pari herë do kemi dhe NDIMËN E SHPEJTË MJEKSORE
që do shërbej për banorët e Komunës së Sarajit 24 orë.
Llogaridhënie permanente, komunë transparente
Parimi bazë i vetëqeverisjes lokale është komuna e udhëhequr nga
qytetarët. Lëvizja BESA ofron një model të ri i cili synon të krijojë pozitë të fuqishme
vendimmarrëse të qytetarit, me ç'rast do ta rrisim dhe avancojmë demokracinë
qytetare.
Çfarë do të bëjmë?
· Llogaridhënie permanente për shpenzimin e mjeteve publike;
· Qeverisje të hapur- komunikim të drejtpërdrejtë në kohë me qytetarin;
· Njësi të veçanta të cilat detyrë bazë do të kenë informimin permanent të
qytetarit;
· Ditë të hapura për qytetarët;
· Rritjen e aftësive profesionale dhe forcimin e kapaciteteve menaxhuese dhe
kontrolluese të administratës komunale;
www.levizjabesa.mk