Page 11 - Programa SARAJ.cdr
P. 11
VOTO Sarajin
Turizmi, një nga shtylla kryesore të zhvillimit eko nomik
Gjithnjë e më tepër po dëshmohet se turizmi është një burim i rëndësishëm i
gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendevetë punës në shumë ekonomi.
Turizmi në vete ndërlidh një numër të madh industrish dhe shërbimesh, duke
përfshirë dimensione sociale, kulturore dhe mjedisore përtej zhvillimit fizik dhe
marketingut. Saraji është i pozicionuar strategjikisht për t'i përmbushur pritjet
gjithnjë e në rritje për zhvillimin e turizmit.
Si do ta zhvillojmë turizmin?
Liqeni Treska si aset dhe pasuri shumë e çmuar e Komunës së Sarajit s'ka
pse jepet me koncesion privat, sepse investimi për vendosjen në funksion të këtij
Liqeni sipas ekspektëve për ndërtim dhe zhvillim që kemi angazhuar për një studim
fizibiliteti, konstatojnë se nuk është i pamundur dhe shumë i lartë finansiarishtë
investimi nga buxheti qendror dhe lokal për ta vendosur në punë këtë kapital që e
posedon komuna e Sarajit.
· Liqeni Treska si zonë turistike do revitalizohet, rikonstuohet dhe vendoset në
funskion me mjete të ndara finansiare nga Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e
Sarajit;
· Konsiderojmë se Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit me një
investim të përbashkët finansiar jo më shumë se 3 milion euro mund ta vendosin në
funksion pune Liqenin Treska;
www.levizjabesa.mk